“Më mirë të jesh e divorcuar se e tradhtuar”, Monika Lubonja flet për dramën e jetës

schedule19:09 - 27 Mars, 2022

schedule 19:09 - 27 Mars, 2022

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka rrëfyer edhe njëherë vështirësitë e divorcit duke u shprehur se është ndier e paragjykuar nga shoqëria. Ajo u shpreh se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme si pas saj është të rrisësh një fëmijë të fortë.

“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pasur gjithmonë guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, tha Monika në “Përputhen Prime”.

Kujtojmë që Monika për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin e ndjerë ka folur shumë herë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që nga njohja dhe deri te ndarja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!