Lautaro Martinez është shëruar nga Covid-19, ndërsa do të jetë i gatshëm për derbin e Italisë.
Ky lajm ka gëzuar padiskutim Simone Inzaghi i cili do të ketë një “armë” plus kundër Juventusit, takim që do të luhet në “Alliaz Stadium Juventus”.
Nga infektimi me Covid-19, Lautaro humbi ndeshjen që Argjentina fitoi 3-0 ndaj Venezuelës dhe përballjen tjetër ndaj Ekuadorit.
Por kjo i dha mundësinë të pushonte disa ditë dhe tanimë, do të jetë me fokus maksimal në përballjen e të dielës, më 3 prill në Torino. /f.a/abcnews.al