Danimarka dhe Holanda zhvilluan ditën e djeshme ndeshje miqësore mes tyre, ku padiskutim në këtë takim një vëmendje të madhe mori edhe rikthimi i Cristian Eriksen me kombëtaren daneze, pas 287 ditësh pas sulmit në zemër që përjetoi në Kampionatin Europian.
Një rikthim me gol kjo për ish-lojtarin e Interit pasi e festoi këtë rikthim në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në momentin që Eriksen hyri në fushën e lojës, të pranishmit në stadium të gjithë duartrokitën lojtarin danez, por jo vetëm kaq, pasi edhe tek lojtarët ka ndikuar ky moment.
Pas ndeshjes me Danimarkën që Holanda fitoi me shifrat 4-2 foli edhe Matthijs De Ligt, i cili në konferencën për shtyp komentoi: “Nuk është e lehtë të përballesh me Eriksenin. Kam pasur emocione kur ai doli në fushë (në minutën e parë të pjesës së dytë)”, vazhdoi mbrojtësi i Juventusit.“Natyrisht që duhet të dish të largosh ndjenjat, pasi je lojtar, por ne jemi edhe qenie njerëzore. Të gjithë jemi shumë të lumtur që ai është rikthyer në këtë nivel”, përfundoi mbrojtësi holandez, De Ligt. /f.a/abcnews.al