Tre persona janë asfiksuar pas një zjarri që përfshiu mbrëmjen e sotme komisariatin nr.5 në qytetin e Kamzës.
Gazetarja e Abc, Xhensila Kodra raporton se ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të komisariatit të policisë.
Abcnews.al, mëson se një prej personave është në gjendje më të rëndë për shkak se është nxjerrë pa ndjenja jashtë vendit ku ka rënë zjarr. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve të Kamzës për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij zjarri por shtëllunga tymi vijojnë të dalin në vendin ku ishte vatra e flakëve./abcnews.al./