Ministri ukrainas flet pas takimit me Biden, tregon si shkoi  

schedule15:16 - 26 Mars, 2022

schedule 15:16 - 26 Mars, 2022

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka folur pas takimit që zhvilloi sot me presidentin amerikan Joe Biden.

Reznikov  tha se ka “optimizëm të përmbajtur” pas takimit Biden, ndërsa diskutoi nevojat e ushtrisë së vendit të tij.

Joe Biden dhe sekretarët e tij të shtetit dhe të mbrojtjes, Antony Blinken dhe Lloyd Austin, u takuan me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe Oleksii Reznikov, për të diskutuar situatën ushtarake, diplomatike dhe humanitare të Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë më herët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!