Biden: Polonia ka një përgjegjësi të madhe në krizën e refugjatëve ukrainas

schedule14:58 - 26 Mars, 2022

schedule 14:58 - 26 Mars, 2022

Gjatë një vizite në Varshavë të shtunën, presidenti amerikan tha se Polonia ka një përgjegjësi të madhe dhe të rëndësishme në krizën humanitare të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, shkruan The Guardian

Ai gjithashtu tha se bota duhet të ndihmojë në reduktimin e barrës. Biden i tha gjithashtu homologut të tij polak, Andrzej Duda, se e cilëson nenin e 5-të, një angazhim “të shenjtë”.

“Ne e konsiderojmë nenin 5 një detyrim të shenjtë”, deklaroi presidenti Joe Biden në Varshavë, duke iu referuar nenit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të Aleancës do të konsiderohet si sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjitha palëve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!