Një grup vullnetarësh nga Bjellorusia i bashkohet Forcave të Armatosura të Ukrainës

schedule12:31 - 26 Mars, 2022

schedule 12:31 - 26 Mars, 2022

Batalioni nga Bjellorusia i emëruar sipas shkrimtarit bjellorus të shekullit të 19-të Kastus Kalinovsky i është bashkuar Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Vullnetarët nga batalioni që u krijua pas sulmit rus në Ukrainë kanë dhënë betimin e tyre shkruan media ukrainase Pravda.

“Në këtë ditë të rëndësishme për historinë e Bjellorusisë, vullnetarët e batalionit të Kastus Kalinovsky bënë betimin. Batalioni ynë është pjesë e Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ne kemi besim se në të ardhmen ky tekst do të bëhet baza e betimit të ushtrisë së vërtetë Bjelloruse”, raporton mediumi ukrainas.

Më 25 Mars, Bjellorusët festojnë Ditën e Lirisë, një festë kombëtare jozyrtare, përvjetorin e shfaqjes së shtetit të parë kombëtar bjellorus, Republikës Popullore Bjelloruse (25 Mars 1918).

Vincent Konstantin Kalinovsky është një nga udhëheqësit rajonalë të Kryengritjes polake të janarit në tokat e Lituanisë moderne dhe Bjellorusisë, drejtuar kundër Perandorisë Ruse./Express

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!