Historia që nuk i “mbijetoi” dot paragjykimeve, pse Adriana Matoshi dhe futbollisti 22 vjeçar i dhanë fund lidhjes

schedule11:49 - 26 Mars, 2022

schedule 11:49 - 26 Mars, 2022

Lajmi se Adriana Matoshi kishte nisur një romancë me futbollistin shumë vite më të ri, Keith Groeneveld bëri bujë në media para dy vitesh. Aktorja, nënë e katër fëmijëve duket se kishte gjetur dashurinë në krahët e futbollistit dhe dukeshin mjaft të lumtur.

Aktorja u përball me shumë kritika për shkak të diferencës në moshë me futbollistin, por romanca e saj, nxori në pah një tjetër problem, racizmin. Kjo vinte pasi futbollisti Groeneveld është me origjinë nga Afrika e Jugut por është rritur në Belgjikë.

Që kur pranuan publikisht se janë bashkë, dyshja e famshme nuk ka kursyer asnjëherë deklaratat publike ndaj njëri-tjetrit. Së fundmi, kur Adriana iu nënshtrua një operacioni në tru në Spitalin Amerikan pasi iu rikthye tumori, ishte futbollisti që i qëndroi pranë.

Mirëpo, kohët e fundit nisën të qarkullonin lajme se ata i kanë dhënë fund historisë së dashurisë që zgjati pothuajse dy vjet. Ndonëse burimet pranë tyre mohuan një gjë të tillë, dyshimet u përforcuan pasi fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.

Keith konfirmoi ndarjen për Prive, tha se: “Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë. Edhe pse nuk jemi bashkë, në çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit.”

Diferenca në moshë mund të jetë bërë shkak që dyshja t’i japë fund raportit. Largësia gjithashtu, ku Keith vijonte angazhimet në Belgjikë ndërsa Adriana në Kosovë si aktore dhe si deputete, mund të ketë qenë një arsye më shumë për t’i dhënë fund njëherë e mirë.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!