Shkolla e mesme “Janaq Kilica” në Fier vazhdon të jetë e preferuar nga nxënës dhe mësues. Pas 63 vitesh eksperiencë gjimnazi elitë mbledh nxënës nga Fieri dhe qytetet fqinje duke ruajtur statusin e njërës prej shkollave më të mira në vend.
Kanë përgatitur gjithçka vetë, brenda 3 ditëve, bazuar në një ide. Këta janë nxënës të njërit prej gjimnazeve më të mirë në vend. Me nota festive po japin një leksion që shpjegon si e vjetra mund të jetë trend dhe traditë njëkohësisht
Vetë shkolla e mesme “Janaq Kilica”, është shembulli tipik i traditës që nuk vjetrohet. Për nxënës dhe mësues të jesh pjesë e këtij gjimnazi, është shumë më tepër se mësimdhënia apo një diplomë gjimnazi.
Një emër i mirë, shoqëruar me hapësira dhe infrastrukturë moderne, e bën gjimnazin e parë të Fierit edhe të shumëkërkuar. Çdo përpjekje për të studiuar këtu, ja vlen.
Gjimnazi “Janaq Kilica” ka aktualisht 1100 nxënës dhe një staf prej 65 mësuesish. Është ndër shkollat e mesme më të mëdha dhe me rezultate me të mira në shkallë vendi.
Valbona Daci gazetare e ABC News


