Paul Adams- BBC
Rusia thotë se “faza e parë” e asaj që ajo e quan “operacioni i saj special ushtarak” është realizuar kryesisht dhe se tani do të përqendrohet në “çlirimin e Donbasit”.
Kjo ka të ngjarë që të nënkuptojë një përpjekje më të bashkërenduar për të pushtuar hapësira përtej “vijës së kontaktit” që ndan territorin e mbajtur nga qeveria ukrainase në lindje të vendit nga “Republikat e Popullore” të mbështetura nga Rusia të Donetsk dhe Luhansk.
Zyrtarët perëndimorë besojnë se kjo deklaratë nënkupton se Moska e di se strategjia e saj e paraluftës ka dështuar.
“Rusia po e kupton se nuk mund të vijojë operacionet e saj në fronte të shumta në të njëjtën kohë,” tha një zyrtar për BBC.
Rreth 10 batalione të reja po krijohen dhe futen në luftë nga ana e Rusisë, veçanërisht në Donbas.
Zyrtarët perëndimorë kanë qenë të shqetësuar për disa kohë në lidhje me faktin se Rusia po përpiqet të rrethojë njësitë më të mira luftarake të Ukrainës, të cilat janë të vendosura përgjatë vijës së kontaktit.
Nëse më shumë fuqi zjarri ruse, veçanërisht fuqia ajrore, përqendrohet në lindje, këto shqetësime do të rriten.
“Shpresoj se këtu furnizimi perëndimor me armë do të japë një kontribut të rëndësishëm për forcat ukrainase,” përsërisin burimet. /abcnews.al