Rusia pranoi sot vdekjen e 1,351 trupave që nga fillimi i ofensivës së saj ushtarake në Ukrainë një muaj më parë, duke akuzuar vendet perëndimore se kanë bërë një “gabim të madh” që kanë furnizuar me armë Kievin.
“Gjatë operacionit special ushtarak, 1,351 ushtarë u vranë dhe 3,852 u plagosën ,” tha Sergei Rudskoi, zëvendës shefi i shtabit të vendit, në një konferencë shtypi. Një shifër shumë larg nga ajo që NATO ka deklaruar për ushtarët rusë të vrarë në luftë. Sipas NATOS në frontin e luftës janë vrarë 7 mijë deri në 15 mijë ushtarë rusë.
Lexo edhe: Rusia: Perëndimi po gabon në furnizimin e Ukrainës me armë
Një raport i mëparshëm zyrtar nga Moska më 2 mars tha se 498 ushtarë rusë ishin vrarë në Ukrainë. Nga ana e tij, Kievi bën fjalë për humbje shumë më të rënda në radhët e forcave të armatosura ruse.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e përshkruan vendimin e vendeve perëndimore për t’i dhënë armë Ukrainës, si një gabim të madh, pasi diçka e tillë përshkallëzon konfliktin në vend që të qetësojë.
Ministria ruse tha gjithashtu se “operacioni special” siç Kremlini ka vendosur të quaj pushtimin rus do të vazhdojë derisa Rusia të arrijë objektivat e vendosura nga presidenti, Vladimir Putin./abcnews.al.