Në Partinë Demokratike duket se kanë nisur negociatat. Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit mbërritën pak më parë në selinë blu.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se janë takuar me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin. Mbledhja po zhvillohet në zyrën e këtij të fundit.
Burime për ABC bëjnë me dije se pjesë e bisedimeve janë Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Endri Hasa dhe Bledion Nallbati, ndërsa nga grupi i Rithemelimit që po negociojnë në zyrën e Bardhit janë, Flamur Noka, Endmond Spaho, Belind Kelliçi, Albana Vokshn dhe disa anetarë të tjerë.
Sakaq, në Partinë Demokratike është nisur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Zhvillimet më të fundit në kampin demokrat të ndarë në dy pjesë prej 9 shtatorit vinë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.
Sipas këtij vendimi Komisioni i Rithemelimit është certifikuar si organ drejtues. Ndërkohë kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj e cilësoi si vendim skandaloz dhe tha se do të ankimohej. g.v/abcnews.al