Kulti i ri i luftës për pushtuesin: Nëse humb betejën do të kemi Rusi “të re”

schedule14:49 - 25 Mars, 2022

schedule 14:49 - 25 Mars, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Më 22 mars, Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse, u dënua me  9 vite të tjera burg për mashtrim.  Krimi i tij i vërtetë është i njejtë për atë të cilin populli i Ukrainës po vuan sot dënimin. Ukrainasit kërkojnë të përqafojnë vlerat europiane.

Navalny dëshiron të njëjtën gjë për Rusinë, por Vladimir Putin nuk mund ta pranojë diçka të tillë.

Siç tha Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, për The Economist, “Nëse Rusia fiton, nuk do të ekzistojë më Ukraina por nëse Ukraina fiton, do të ketë një Rusi të re”.

“Rusia e Re” është një objektiv i luftës së Putinit po aq sa edhe Ukraina. Potenciali i tij duhet të shtypet njësoj siç ndodhi me Navalny. Kjo kryqëzatë kundër një të ardhmeje liberale euopiane po lufton në emër të Russkiy mir – “bota ruse”, një term historik i panjohur më parë për një qytetërim sllav të bazuar në etninë, fenë dhe trashëgiminë e përbashkët.

Regjimi i Putinit e ka ringjallur këtë ide në një kombinimim anti-perëndimor të dogmës ortodokse, nacionalizmit, teorisë së konspiracionit dhe stalinizmit. Lufta është manifestimi më i fundit dhe më goditës i kësaj lëvizjeje ideologjike revanshiste që  ka nxjerrë në plan të parë një përbërës të errët dhe mistik.

Kjo u tregua në manifistimin e parë publik të Putinit që nga pushtimi, në një tubim në stadiumin Luzhniki të mbushur me 95,000 njerëz që valëvitnin flamurin rus, raporton abcnews.al

Putin i veshur me një pallto Loro Piana prej 14,000 dollarësh, i ngjasonte shumë  Fyodor Ushakov, një admiral fetar, i cili, në shekullin e 18-të, ndihmoi për të marrë Krimenë nga osmanët. Në vitin 2001 u shpall shenjtor nga kisha ortodokse. Putin i përngjante gjithnjë e më shumë shembullit të Stalinit.

Pasi Bashkimi Sovjetik u sulmua nga Gjermania në 1941, seminaristi dikur i kthyer në diktator komunist kooptoi kishën ortodokse si një mënyrë për të bashkuar njerëzit. Ai gjithashtu krijoi një medalje për shërbimin e shquar nga oficerët e marinës të quajtur Urdhri i Ushakovit. Lidhjet midis kishës dhe forcave të sigurisë, të krijuara fillimisht nën udhëheqjen e Stalinit, u forcuan pas rënies së komunizmit.

Ndërsa kisha të ndryshme të Europës Perëndimore u penduan dhe reflektuan për mbështetjen që i dhanë Hitlerit, Kisha ortodokse e Moskës nuk është penduar kurrë për bashkëpunimin e saj me Stalinin në çështje të tilla si shtypja e katolikëve ukrainas pas vitit 1945.

Kirill, patriarku i kishës ortodokse ruse, e ka quajtur presidencën e Putin “një mrekulli të Zotit.”

Sakrifica dhe fitoret e popullit rus në luftën e madhe patriotike, në të cilën humbën jetën 20 milionë qytetarë sovjetikë, ashtu edhe krijimi i një perandorie më të madhe se ajo e Carëve, janë thelbësore për ideologjinë e re të  Putin dhe botës ruse.

Më të rëndësishme për kultin edhe se priftërinjtë janë silovikët e shërbimeve të sigurisë, nga radhët e të cilëve doli vetë Putin. Oficerët e FSB-së, një nga pasuesit e kgb-së, kanë qenë në qendër të politikës ruse për 20 vite.  Ashtu si shumë banorë, ata kanë një tendencë për ta cilësuar veten si anëtarë të një rendi sekret.

Edhe në këtë fushë, një kthesë drejt ideologjisë që po ndodh tani është kontastuar për herë të parë në vitin 2005, kur një fraksion brenda FSB-së botoi një libër anonim të quajtur “Projekti i Rusisë”.

Ai iu dorëzua ministrive të ndryshme, duke i paralajmëruar se demokracia ishte një kërcënim dhe Perëndimi ishte një armik. Por shumë pak i kushtuan vëmëndje. Megjithëse fuqizimi i Putin në vitin 2000 u ndihmua nga gatishmëria e tij për të shpallur një luftë në Çeçeni, mandati i tij ishte të stabilizonte një ekonomi që ende po vuante nga kriza e borxhit të vitit 1998 dhe të konsolidonte përfitimet, kryesisht nga oligarkët.

Marrëdhënia e tij me popullin rus nuk bazohej në fe apo ideologji, por në përmirësimin e të ardhurave.

Në fjalimin e tij në Mynih në vitin 2007, Putin hodhi poshtë zyrtarisht idenë e integrimit të Rusisë në Perëndim. Në të njëjtin vit, ai tha në një konferencë për shtyp në Moskë se armët bërthamore dhe krishterimi ortodoks ishin dy shtyllat e shoqërisë ruse, njëra që garantonte sigurinë e jashtme të vendit dhe tjetra shëndetin e tij moral.

Pasi dhjetëra mijëra banorë të shtresës së mesme marshuan nëpër Moskë dhe Shën Petersburg në 2011-12 duke kërkuar dorëheqjen e Putinit, oficerët ushtarakë dhe klerikët filluan të zgjerojnë dogmën e tyre në jetën e përditshme. Një regjim që u mbështet në rrjetet e korrupsionit dhe zhvatjes kërkonte fenë dhe një ideologji të madhështisë kombëtare për të rivendosur legjitimitetin e humbur.

Siç theksoi Navalny, gjëra të tilla të mëdha kërkojnë më shumë ideologji. Sido që të jetë, fillimi i pandemisë Covid-19 dy vite nxiti mendimet ideologjike. Në atë kohë, aspekti më i diskutuar i ndryshimeve kushtetuese që Putin bëri në korrik 2020 ishte heqja e të gjithave kufizimeve në mandatin e tij në detyrë, raporton abcnews.al

Por ata vendosën gjithashtu norma të reja ideologjike: u ndaluan martesat e homoseksualëve, rusishtja u mishërua si “gjuha e popullit shtetformues” dhe Zoti fitoi një vend zyrtar në trashëgiminë e kombit.

Periudhat e gjata të izolimit të Putinit duket se e kanë forcuar transformimin. Thuhet se ai ka humbur një pjesë të madhe të interesit të tij për çështjet aktuale dhe në vend të kësaj është bërë më i preokupuar rreth historisë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë figurave si Konstantin Leontyev, një vizionar  i shekullit të 19-të që admironte hierarkinë dhe monarkinë.

Një nga të paktët njerëz me të cilët duket se ka kaluar më shumë kohë është Yuri Kovalchuk, një mik i ngushtë i tij që kontrollon një grup të madh mediatik. Sipas gazetarëve rusë, ata diskutuan misionin e Putinit për të rivendosur unitetin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Prandaj, një luftë kundër Ukrainës, është gjithashtu një luftë kundër të ardhmes. Ashtu si në Ukrainë, lufta synon të eleminojë mundësinë e një të ardhmeje drejt Europës.

“Republikat” e mbështetura nga Rusia në Donetsk dhe Luhansk mund të jenë një shembull. Atje, mashtruesit dhe banditët morën armët dhe luftuan gjoja për një qëllim të lavdishëm:  kundër ëndrrës europiane të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!