Kryesuesja e ekipit të OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë tha sot se vëzhguesit kishin marrë informacion për varrezat masive në qytetin port të rrethuar të Mariupol. Sipas të dhënave një prej varreve masive kishte 200 trupa.
“Ne kemi marrë informacion për varrezat masive që janë atje,” u tha Matilda Bogner gazetarëve me lidhje nga Ukraina, duke thënë se disa nga provat erdhën nga imazhet satelitore.
Bogner tha se vdekjet e civilëve në Ukrainë i kaluan 1035, duke shtuar se ekipi i OKB-së po hetonte ato që dukej të ishin sulme pa dallim nga të dyja palët në konflikt. /abcnews.al