Medvedev: Sanksionet nuk do të kenë asnjë ndikim në Moskë

schedule08:42 - 25 Mars, 2022

schedule 08:42 - 25 Mars, 2022

Dmitry Medvedev, ish-presidenti i Rusisë dhe tani nënkryetari i këshillit të sigurisë të vendit, tha se sanksionet perëndimore kundër bizneseve ruse nuk do të kenë asnjë ndikim në Moskë, shkruan BBC

Perëndimi ka vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, me disa prej tyre që synojnë në mënyrë specifike biznesmenë miliarderë që besohet se janë të afërt me presidentin Vladimir Putin. Por analistët besojnë se sanskionimi i oligarkëve mund të funksionojë, pasi ata mund të bëjnë presion ndaj Putinit që të ndryshojë strategjinë e tij.

Profesori i sociologjisë, Brooke Harrington, i cili ka hulumtuar pasurinë e të pasurve, tha se “rusët më të pasur janë në pozitë shumë më të mirë se një qytetar mesatar për t’i treguar Putinit se si pushtimi i Ukrainës po shkatërron vendin e tij”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!