Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pentagoni: Rusisë po i mbarojnë municionet

schedule08:24 - 25 Mars, 2022

schedule 08:24 - 25 Mars, 2022

Rusisë po i mbarojnë municionet, sipas një deklaratë të një zyrtari të lartë të Pentagonit, shkruan The Guardian

Nënsekretari i Mbrojtjes për Politikat Colin Kahl tha se ai nuk besonte se presidenti Vladimir Putin dëshironte një konflikt me NATO-n. Sipas të dhënave të inteligjencës, 3 zyrtarë amerikanë pohuan se Rusia ka dështuar në 60% në përdorimin e raketave me preçizion të lartë ndërkohë që numri i viktimave është shumë i lartë.

Sipas një raporti të Associated Press, mangësitë në forcat ruse në Ukrainë mund të jenë tronditja më e madhe e luftës deri më tani. Pas dy dekadash modernizimi dhe profesionalizimi, forcat e Putinit kanë dëshmuar se janë “të papërgatitura dhe të koordinuara dobë”, tha agjencia e lajmeve.

Shkalla e humbjeve të trupave ruse nuk dihet në detaje, megjithëse NATO vlerëson se midis 7,000 dhe 15,000 kanë vdekur në katër javët e para – potencialisht aq sa Rusia humbi në një dekadë lufte në Afganistan.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës ka pretenduar se humbjet ruse janë deri në 15,600.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!