Rihanna flet më në fund për spekulimet se është fejuar

schedule20:31 - 24 Mars, 2022

schedule 20:31 - 24 Mars, 2022

Pasi zbuloi se do të bëhet nënë për herë të parë, Rihanna nisi të përflitej se është fejuar me Asap Rocky. Shkak për këtë u bë një unazë e madhe diamanti që mbante në gisht. Mirëpo, këngëtarja sqaroi njëherë e mirë thashethemet teksa u ndal nga paparacët.

“Kjo unazë e vjetër? Ti bën sikur nuk e ke parë kurrë këtë unazë”, tha këngëtarja duke hedhur poshtë thashethemet se është fejuar me babain e fëmijës që po pret. Unazën e ka mbajtur më parë në të kaluarën, megjithëse në një gisht tjetër.

Ndërsa Rihanna refuzon të flasë për planet e fejesës, ajo ka qenë një libër i hapur kur bëhet fjalë për shtatzëninë e saj.“Ndihem sikur ky është lloji i nënës që do të jem. Psiko për këtë”, tha ajo për Elle, duke treguar se është në tremujorin e tretë të shtatzënisë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!