Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve të G7 gjatë një fjalimi në telekonferencë në samitin e G7 që të mos i japin privilegje Federatës Ruse dhe shkelësve të tjerë të ligjit ndërkombëtar dhe sugjeroi që të ndërmerren tre hapa të nevojshëm për tejkalimin e krizës dhe të agresionit, raporton agjencia ukrainase e lajmeve, Ukrinfrom.
Sipas agjencisë Ukrinform, Zelensky, duke iu drejtuar samitit të G7, tha se “Grupi juaj i Shtatë mund të bëhet jo vetëm një grup i madh i shtatë, por një grup i madh paqebërësish” , por për ta bërë këtë, duhet të zbatohen 3 propozime.
Lexo edhe:Kërcënon Biden: Ne do të përgjigjemi nëse Putin do të përdor armë kimike
Së pari, sanksionet kundër Rusisë duhet të rriten çdo javë derisa lufta të ndalet dhe të rivendoset paqja.
Së dyti, duhet të merrni pjesë në krijimin e një sistemi të ri për të siguruara garanci reale dhe efektive të sigurinë e Ukrainës, garanci që do të ndalojnë pushtuesin brenda 24 orëve.
Presidenti Zelensky shprehu besimin se bota ka nevojë për aleanca të reja efektive, garanci të reja efektive dhe propozoi si hap të tretë rindërtimin më të shpejtë të Ukrainës pas përfundimit të luftës dhe pjesëmarrjen e vendeve të G7 në këtë rindërtim.
Embargo universale për të ndaluar pushtimin rus
Në të njëjtën kohë, Zelensky u bëri thirrje liderëve të G7 që të vendosin një embargo globale ndaj Rusisë, duke bllokuar të gjitha bankat ruse dhe duke i privuar asaj aftësinë për të përdorur GPS në luftë.
“Është më mirë tani të rriten sanksionet kundër Rusisë sipas nevojës për të ndalur këtë makinë lufte sesa për t’u marrë me pasojat e krizës ushqimore, politike dhe globale të sigurisë. Nevojitet një embargo e plotë e tregtisë me Rusinë. Ju duhet të privoni Rusinë nga aftësia për të përdorur GPS në luftë. Kjo është shume e rendesishme. “Kështu që ky sistem nuk i ndihmon raketat dhe bombat ruse për të shkatërruar qytete paqësore” , tha ai.
Zelensky theksoi se bankat ruse, përfshirë Bankën Qendrore të Rusisë, duhet të përjashtohen plotësisht nga sistemi financiar ndërkombëtar.