Rusia ka humbur 15,800 personel që kur pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, sipas qeverisë së Ukrainës.
Autoritetet gjithashtu pohuan se forcat e armatosura ruse kanë humbur deri tani 1,597 automjete të blinduara, 124 helikopterë dhe 530 tanke.
Këtë muaj, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në Ukrainë dhe 1,597 të tjerë u plagosën.
Ishte hera e parë që Kremlini publikoi një shifër për viktimat që nga fillimi i pushtimit. /abcnews.al