Ish-gjenerali i NATO-s: Ishte nder i jetës që pata mundësinë të ndihmoj në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë

schedule11:57 - 24 Mars, 2022

schedule 11:57 - 24 Mars, 2022

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark përmes një adresimi dërguar qytetarëve të Kosovës dhe Kuvendit ka thënë se intervenimi i NATO- në Kosovë më 24 mars 1999 ka ndryshuar historinë e botës.

Ai tha se me këtë intervenim botës i është dhënë dritë dhe shpresë.

Clark deklaroi se është krenar me të arritur e Kosovës përgjatë këtyre viteve.

“Të gjithë miqve në Kosovë, Qeverisë, popullit të Kosovës, dua të ju uroj në këtë ditë shumë të rëndësishme të 24 marsit. Në këtë ditë, në vitin 1999 misionet e para ajrore të NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ka ndryshuar historinë e Kosovës,. Ka ndryshuar historinë e Evropës,. I është dhënë dritë dhe shpresë botës. Por jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë,. Për demokratizimin që keni bërë, për zhvillimin ekonomik sfidues që kemi ndërmarrë dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj ShBA-së”, deklaroi ai në një video-mesazh.

Ish-komandanti i NATO-s deklaroi se për të është nder i jetës që e pati mundësinë të ndihmojë në ndalimin e spastrimit etnik të Serbisë në Kosovë.

“Për mua, ishte nder i jetës që isha komandant i NATO-s dhe që pata mundësinë të ndihmojë në ndalimin e spastrimit etnik. Jam i mërzitur kur kuptova që e madhja, ish-sekretarja jonë e Shtetit, Madeleine Albright vdiq sot. Unë takona presidentin Clinton dhe par tre-katër ditësh isha me Tony Blair. Ne ishim bashkë dhe të gjithë ishim të mendimit që 23 vite më parë kishim bërë gjënë e duhur. Për Kosovën dhe bëmë gjënë e duhura për NATO-n, bëmë gjënë e duhur për botën”, deklaroi më tutje ai.

Clark përmendi edhe situatën në Ukrainë, duke thënë se fokusi nga Kosova nuk është larguar.

“Sot jemi në një krizë tjetër. Kur isha në Kosovë, verën e kaluar bisedova me shumë anëtarë të Qeverisë për Ukrainën dhe se cilat janë ngjashmëritë. Sot e gjithë vëmendja është e fokusuar drejt Ukrainës por unë jam duke punuar shumë për t’u siguruar që të mbajmë fokusin tonë në Kosovë. Ju ende keni nevojë për ndihmën tonë, ne e dimë këtë, e vlerësojmë atë . ne ju duam dhe duam që ju të kemi më të mirën për demokracinë tuaj dhe për secilin prej jush në jetët tuaja si anëtarë të komunitetit perëndimor”, tha Clark, përcjell Gazeta Express.

Më tutje ai uroi të gjithë për 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe tha se ShBA-të do të vazhdojë që tra përcjellin Kosovën dhe ta mbështesë atë.

“Prandaj, të gjitha urimet tona, të gjitha bekimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë ditë të rëndësishme. Suksese ne të ardhmen. Ne do të ju përcjellim dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ju mbështetur. Faleminderit”, deklaroi për fund ai. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!