Është padyshim një ndër modelet më me influencë në botë dhe çdo gjë bëhet kryefjalë e mediave. Po flasim për Gigi Hadid, yllin e pasarelave që së fundmi ka surprizuar me paraqitjen e saj. Modelja provoi diçka të pazakontë duke zgjedhur çorape të bardha deri tek gjuri me pantallona të shkurtra Bermuda.
Hadid u pa në New Jork e veshur me një veshje luksoze, por të relaksuar: një xhup polo kafe, pantallona të shkurtra, një çantë të bardhë dhe një pulovër me mëngë të gjata. Por vëmendjen e mori kombinimi i sandaleve të zeza dhe çorapeve me shirita, duke e kthyer kështu në trendin e pranverës.
/abcnews.al