Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ka folur me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe se “ka marrë garanci për mbështetjen e tij” përpara samitit urgjent të NATO-s, që do të zhvillohet nesër në Bruksel.
Zelensky shkruan në Twitter se dy politikanët “diskutuan diskursin e armiqësive dhe ndihmën e mbrojtjes për Ukrainën”.
Më herët, Johnson u tha kolegëve të tij të kabinetit se “Perëndimi nuk duhet të hezitojë të shkojë më tej në forcimin e sanksioneve dhe ofrimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake mbrojtëse për Ukrainën”.
Samiti i NATO-s i së enjtes në Bruksel pritet të zhbllokojë ndihmën shtesë për Kievin, duke përfshirë pajisje për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore nga Rusia.