Kryeministri italian: Putin nuk do paqe

schedule16:09 - 23 Mars, 2022

schedule 16:09 - 23 Mars, 2022

“Dëshira jonë për paqe bie ndesh me dëshirën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nuk po tregon interes për arritjen e një armëpushimi që do të lejojë negociatat të vazhdojnë me sukses,” ka thënë kryeministri italian Mario Draghi, shkruann La Republica.

Sipas kryeministrit italian, plani i Putinit është që të fitojë terren nga pikëpamja ushtarake. Për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar ka miratuar sanksione gjithnjë e më të ashpra kundër Rusisë.
Përpjekjet diplomatike mund të jenë të suksesshme vetëm kur Moska ta dëshirojë vërtetë atë. Gjë që deri më tani në ditën e 28 të luftimeve nuk po synohet nga Rusia, thotë Draghi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!