Spikeri i Sky News, Andrew Bolt ka deklaruar se ushtria ruse është gati të përballet me humbjen më të madhe të saj në Ukrainë, ndërsa përpiqet të pushtojë Kievin.
“Ushtria ruse e Vladimir Putin së shpejti mund të pësojë disfatën më poshtëruese në frontin verior, në Ukrainë. Situata duket e ngjashme me pushtimin katastrofik të Rusisë nga Napoleoni,” tha Bolt.
Sipas gazetarit, inteligjenca britanike ka konfirmuar disa herë që përparimi i forcave ruse ka ngecur, duke u përballur me rezistencën e fortë të forcave ukrainase. Bolt përmendi edhe një paralajmërim të zyrtarëve ruse në lidhje me luftën në Ukrainë, kërcënimin e një lufte bërthamore dhe paralajmërimin për Poloninë.
“Europa duhet të ketë paraysh diçka, se nëse vendosë të dërgojë trupa në Ukrainë apo të vendosë trupa në kufijtë e NATO-s, kjo do të shkaktojë një luftë bërthamore,” sipas një zyrtari rus.
Madje ata kërcënuan drejtpërdrejtë Poloninë se duhet të tregohej e kujdesshme në veprimet e saj, pasi do të mjaftonin vetëm 30 sekonda për ta zhdukur Varshavën.
/abcnews.al

