Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi të mërkurën se kërcënimi i përdorimit të armëve kimike nga Rusia në sulmin e saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës ishte “real” ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Europë, shkruan CNN
Biden pritet të marrë pjesë në samitin e NATO-s për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe ndihmën e mëtejshme të aleatëve të saj.
I pyetur nga CNN në lidhje me kërcënimin e një luftë me armë kimike në Ukrainë, Biden tha:
“Unë mendoj se është një kërcënim real”, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.
/abcnews.al