Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës pak kohë më parë. Dyshja duket se nuk u ndan me mirëkuptim, pasi thumbimet në rrjetet sociale kundrejt njëri-tjetrit kanë qenë të shumta.
Si fillim ishte Fjolla që bëri një postim, ku shkruante: “Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, ndërsa ti ke humbur një mashtrues”.
Ndërsa, së fundmi, Fisniku i është përgjigjur, duke publikuar një video me një orë super të shtrenjtë.
“Veç ora jem, bon sa krejt karriera e dikujt”, ka shkruar ai përmbi video si përgjigje për Fjollën./abcnews.al