Nga Thomas L. Friedman, The New York Times
Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Në 5 vitet e fundit kanë ndodhur ndryshime masive në politikën e vendeve, kjo për arsye se ndodhi diçka që nuk e kishin parë kurrë që të ndodhte në të njejtën kohë: Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Donald Trump, secili ndërmorën hapa drastikë për të qëndruar në pushtet.
Një prej tyre dështoi ndërsa dy të tjerët triumfuan. Trump dështoi për një arsye shumë të thjeshtë: institucionet, ligjet dhe normat amerikane e detyruan atë të japë dorëheqjen në fund të mandatit të parë, pavarësisht përpjekjeve të tij për të diskredituar rezultatet zgjedhore.
Por Putin dhe Xi triumfuan. Të pakënaqur nga institucionet dhe normat demokratike, ata miratuan ligje të reja për t’u bërë, efektivisht, presidentë të përjetshëm.
Demokracitë sigurisht kanë probleme në ditët e sotme, por kanë disa gjëra që u mungojnë autokracive – aftësinë për të ndryshuar kursin, shpesh duke ndryshuar liderët, dhe aftësinë për të shqyrtuar dhe debatuar publikisht idetë alternative përpara se të nisin një kurs veprimi.
Këto atribute janë veçanërisht të vlefshme në një epokë të ndryshimeve teknologjike dhe klimatike, kur shanset që një person në fund të të 60-tave, siç janë edhe Putini edhe Xi do të marrë vendime më të mira janë të ulëta.
Megjithatë, Putin në vitin 2020 ndryshoi ligjet e Dumës, duke e lejuar atë të kandidojë përsëri për president në 2024 dhe mundësinë për të qëndruar në detyrë deri në vitin 2036. Dhe në vitin 2018, Xi i shtyu ligjvënësit e tij të ndryshonin kushtetutën e Kinës dhe të shfuqizojnë zgjedhjet presidenciale, kështu që ai mund të qëndrojë zyrtarisht në detyrë përgjithmonë, raporton abcnews.al
Deng Xiaoping vendosi një kufi me dy mandate radhazi për presidencën e Kinës në 1982 për një arsye – për të parandaluar shfaqjen e një Mao Ce Dun të dytë, udhëheqja autokratike dhe kulti i personalitetit i të të cilit kontribuan në një Kinë gjithnjë e më të varfër, të izoluar dhe shpesh vrastare.
Xi e ka cilësuar veten si një person të domosdoshëm dhe të pagabueshëm. Pra siç mund ta shohim të gjithë, performanca e Putinit është e njejta me Xi.
Pushtimi i Ukrainës në fakt është lufta e Putinit dhe ai llogariti gjithçka gabim: Ai mbivlerësoi forcën e forcave të tij të armatosura, nënvlerësoi gatishmërinë e ukrainasve për të luftuar dhe për të vdekur për lirinë e tyre dhe nuk mori parasysh gatishmërinë e Perëndimit, si qeveritë dhe bizneset, për të mbështëtur Ukrainën.
Ose Putini ishte”kequshqyer” nga ndihmësit që kishin frikë t’i tregonin të vërtetën, ose ai ishte aq i sigurt për veprimet e tij saqë kurrë nuk e vuri në dyshim nëse po gabonte. Gjithçka që dimë me siguri është se ai ka pezulluar të gjitha mediat kritike ndaj tij duke e bërë praktikisht të pamundur për rusët ta ndëshkojnë atë në qendrat e votimit për marrëzinë e tij barbare.
Kina është një vend më serioz, pasi ka shpëtuar rreth 800 milionë kinezë nga varfëria ekstreme që nga fundi i viteve 1970. Dhe Xi është më serioz se Putin. Megjithatë, rreziqet e autokracisë po dalin në hap. Xi nuk ishte i gatshëm të bënte një hetim serioz në momentin kur u përhap koronavirusi, me shumë mundësi në Wuhan, ose, të paktën, të ndante provat me botën nga frika, duket se diçka e tillë mund të ndikonte në qeverisjen e tij.
Mbështetja e tij në një strategji bllokimi dhe te vaksinat kineze që janë më pak efektive se vaksinat e tjera kundër variantit Omicron, tani po rrezikon seriozisht ekonominë e vendit. Kur të dy liderët u takuan më 4 shkurt, në hapjen e Lojërave Olimpike në Kinë, ata deklaruan se “miqësia midis dy shteteve nuk ka kufij dhe se nuk ka fusha “të ndaluara ku të dy vendet mund të bashkëpunojnë.”
Por mesa duket Putin e cilësoi këtë bashkëpunim të ngushtë si një dritë jeshile për të pushtuar Ukrainën. Kina është një importues i madh i naftës, misrit dhe grurit nga Rusia dhe Ukraina, kështu që pushtimi rus ka rritur kostot e tij për këto dhe importe të tjera ushqimore.
Kjo e ka detyruar gjithashtu Kinën të tregohet indiferente ndaj pushtimit rus, duke tensionuar marrëdhëniet e Pekinit me Bashkimin Europian, partneri më i madh tregtar i Kinës.
Në fakt, Kina ka qëndruar neutrale përballë krimeve më të mëdha të luftës të kryera në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ndërkohë, nga ana tjetër, presidenti amerikan Joe Biden ka krijuar një koalicon për ta menaxhuar këtë krizë. Në fakt evolucioni i demokracisë në mbarë globin që nga Lufta e Dytë Botërore ka kaluar nëpër disa faza, sipas Larry Diamond, eksperti i demokracisë.
Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë shënuan një vrull të madh, kështu që demokracia filloi të përhapet në të gjithë globin përpara se të përmbysej nga Lufta e Ftohtë dhe në vitet 1960, si rezultat i një sërë grushtesh ushtarake dhe ekzekutive në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Por një valë tjetër demokracie filloi në mesin e viteve 1970, pas rënies së diktaturave në Portugali, Spanjë dhe Greqi. Demokracia u përhap gjithashtu në Azi dhe pothuajse në Kinë në Sheshin Tiananmen. Më pas rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989 shkaktoi humbjen e një tjetër valë demokracie në Europën Lindore dhe Qendrore dhe në Rusi.
Por duke filluar nga viti 2006, me dobësimin e Amerikës për shkak të dy luftërave në Lindjen e Mesme dhe krizës financiare të vitit 2008 dhe rritjes ekonomike të Kinës, demokracia kaloi në “një recesion global”.
“Demokracitë janë të dobëta dhe moralisht dhe politikisht dekadente. Autoritarizmi është e ardhmja,” tha Xi.
Por që vala autoritare të kthehet dhe të qëndrojë, nevojiten dy gjëra të mëdha. Njëra është që pushtimi i Putinit ndaj Ukrainës të dështojë. Kjo mund të bëjë që Putin të humbasë pushtetin.
Gjëja e dytë edhe më e rëndësishme, do të ishte që Amerika të demonstrojë se nuk është e aftë vetëm në formimin e aleancave jashtë vendit, por gjithashtu mund të ndërtojë koalicione të shëndetshme duke ofruar një qeverisje më të mirë.
Aftësia jonë për ta bërë këtë në të kaluarën është ajo që na ka bërë të fitojmë besimin e botës.
/abcnews.al