Gjykata e Hagës vendosi burgim të përjetshëm për ish-gjeneralin serb Radovan Karaxhiç, i cili u shpall fajtor për krimet e kryera ndaj popullsisë jo serbe në Bosnje e Hercegovinë. Karaxhiç në sallën e gjyqit, i ka mohuar të gjitha akuzat.
Gjykata e Hagës konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-gjeneralin serb Radovan Karaxhiç, për krimet që ai ka kryer në Bosnje e Hercegovinë ndaj popullsisë jo serbe.
Vendimi i shkallës së parë ka rrëzuar vetëm një akuzë atë për genocid ndaj popullsisë jo serbe në shtatë komuna në Bosnjë dhe Hercegovinë, por ai u shpall fajtor për 10 akuzat e mbetura, përfshirë genocidin në Srebrenicë.
Karaxhiç hodhi poshtë këto akuza duke pretenduar se mund të konsiderohet përgjegjës vetëm për shkak të postit që mbante në radhët e ushtrisë. Por organet e drejtësisë në Hagë konfirmuan se ish-gjenerali serb ishte në dijeni për vrasjet e Korrikut të vitit 1995 pas rënies së Srebrenicës.
Karaxhiç jetoi për shumë vjet i fshehur në Serbi ku mori një identitet të ri me emrin Dragan Dabiç, ndryshoi edhe pamjen me mjekër dhe flokë të gjata. Pas presionit të vazhdueshëm nga Bashkimi Europian, pas 12 vjetësh Karaxhiç u arrestua në Beograd. Më 24 Mars 2016, Gjykata e Hagës e dënoi atë me 40 vjet burg; ndër të tjera për krime kundër njerëzimit, genocid dhe rrethim të Sarajevës./abcnews.al