Zlatan Ibrahimovic në tetor mbush 41 vjeç dhe ende nuk e ka menduar nëse do të vazhdojë të luajë futboll. Sulmuesi suedez i Milanit e ka prekur këtë temë ditën e sotme para mediave dhe nuk e fsheh frikën për atë që e pret më pas.
“Ndjej pak panik përpara perspektivës për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur. Me siguri që do të vazhdoj sa më gjatë të jetë e mundur, derisa arrij rezultate, por duke qëndruar mirë në fushë, pa vuajtur. Nuk dua të kem keqardhje kur të kem lënë futbollin, prandaj dua të çoj në maksimum karrierën time”, thotë Ibra.
“Rol drejtues në futboll? Të shohim kur të vijë dita. Adrenalinën që ndjej, nuk do ta provoj më kurrë. Jemi programuar për t’u zgjuar, stërvitur, për t’u kthyer në shtëpi dhe për të pushuar. Kjo rutinë ka 20-25 vite që vazhdon, por një ditë kur të zgjohem nuk do të ketë asgjë para meje, do të jetë një impakt i bukur”, ka thënë suedezi.
“A ndjej trishtim tani që po vjen fundi? Mendoj se do të ketë një trishtim më të madh për ty që nuk do të më shohësh më të luaj. Duhet të kënaqesh tani, sepse nuk do të shohësh më kurrë diçka të ngjashme”. / abcnews.al