Italia po përgatitet për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, për të shkuar në finalen e play-off në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Së fundmi ka pasur lajme për futbollistë të infektuar me Covid-19, por FIGC ka dalë me njoftim dhe i ka qetësuar të gjithë.
Dy pjesëtarë të stafit teknik kanë dalë me koronavirus. Lojtarët janë të gjithë “OK” dhe fokusi është te ndeshja, që luhet të enjten në Palermo prej orës 20:45. / abcnews.al