Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në një restorant kinez në qendër të Athinës.
Një klient misterioz me mustaqe hyri në restorant, u ul në tavolinë, bëri porosinë dhe kur kamarierja u rikthye për t’i shërbyer ushqimin, e gjeti lakuriq, duke masturbuar.
Protothema.gr shkruan se kur kamarierja u përball me pamjen aspak të këndshme ulëriti nga “tmerri” që i panë sytë dhe i bërtiti. Për pasojë burri misterioz u çua nga tavolina, doli nga restoranti dhe u zhduk.
Ngjarja e denoncuar nga Departamenti i Sigurisë së Akropolit ka ndodhur në orën 21:30 të së dielës. Sipas përshkrimit të kamarieres, burri misterioz ishte rreth 25 me 30 vjeç, i gjatë 1.80, kishte flokë të zeza , me mustaqe, i veshur me një triko të zezë dhe pantallona të zeza./abcnews.al/