Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

300 mijë banorë në Kherson pa ujë dhe ushqim nga bombardimet e njëspasnjëshme

schedule14:56 - 22 Mars, 2022

schedule 14:56 - 22 Mars, 2022

Qindra mijëra njerëz në Kherson po luftojnë për të pasur akses në ushqime e ujë dhe furnizime mjekësore. Qyteti jugor, dikur një qendër ekonomike  ka qenë nën pushtimin rus që nga fillimi i pushtimit.

Situata në Kherson duket se po shndërrohet në një krizë humanitare e ngjashme si në qytetin e Mariupolit.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Rusia mund të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë.

– Biden ka thënë se lideri rus “është mbështetur për muri” si rezultat i rezistencës ukrainase dhe se ka rrezik që ai mund të zbatojë taktika më të ashpra.

-Inteligjenca britanike tha se forcat ruse kanë mbetur “në vend numëro”, me Ukrainën që vazhdon të zmbrapsë të gjitha përpjekjet për të pushtuar qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit.

-Sipas Ukrainës 8,000 persona janë evakuuar nga zonat e konfliktit të hënën. Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha 3,000 njerëz janë larguar nga Mariupol

– Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje sërish thirrje  për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin, duke thënë se bisedimet janë çelësi për ti dhënë fund luftës.

-Rusia ka shtuar numrin e mjeteve ajrore në hapësirën e Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.

3.5 milionë janë larguar nga Ukraina, sipas OKB-së

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!