Krivokapiç i kundërpërgjigjet Kurtit për korrigjimin e Demarkacionit me Malin e Zi

schedule11:15 - 22 Mars, 2022

schedule 11:15 - 22 Mars, 2022

Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiq i ka reaguar homologut kosovar Albin Kurti në pas deklaratës së këtij të fundit se demarkacioni me Malin e Zi do të korrigjohet kur të formohet qeveria e re atje.

Krivokapiq e ka quajtur deklaratën e Kurtit provokim dhe aspirim për shkeljen e integritetit territorial të Malit të Zi.

“E konsideroj deklaratën e zotit Kurti e cila shpall aspirime të rrezikshme për të shkelur integritetin territorial të Malit të Zi si një provokim të papranueshëm. Është interesante që s’ka reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe nga kryeministri i caktuar jokushtetues, Dritan Abazoviq”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.

Dje pas vizitës që i ka bërë shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, kryeministri Kurti u pyet në 4-vjetorin e miratimit të demarkimit të kufijve me Malin e Zi, për të cilën tha se qeveritë e kaluara padrejtësisht ia falën Malit të Zi 8200 hektarë të territorit të Kosovës.

“Shpresojmë që së shpejti Mali i Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë e ta trajtojmë këtë çështje. Për dallim nga qeveria paraprake e cila kishte për brenda elemente pro ruse, përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë”, tha Kurti.

“Ne kemi bërë mbledhje të përbashkëta të qeverisë me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, dhe shpresojmë të bëjmë edhe me Malin e Zi pasi të formohet qeveria e re”, shtoi ai, shkruan eo.

Kryeministri tha se shpreson që Mali i Zi të ketë kushte të reja për këtë çështje,

“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja, me qeverinë e re për ta trajtuar edhe këtë çështje për të cilën natyrisht fajin e përgjegjësinë e ka ajo qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht e shumë dëmshëm iu dha Malit të Zi 8200 hektar të territorit të Kosovës”, tha Kurti./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!