Ministri britanik: “Kjo është lufta e Putinit, jo e popullit rus”

schedule09:13 - 22 Mars, 2022

schedule 09:13 - 22 Mars, 2022

Gjatë një interviste për skynews, ministri britanik  Paul Scully tha se përdorimi i armëve kimike nga Rusia do të përbente një krim lufte.

“Ne duhet ta kemi të qartë se kjo është lufta e Vladimir Putin kundër Ukrainës, nuk është e popullit rus. Ne duhet ti bëjmë thirrje popullit rus që t’i japë fund kësaj.”

I pyetur në lidhje me deklaratën e Biden se Putin po mendon të përdorë armë kimike dhe biologjike, ai nuk dha asnjë koment. Më herët, presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi se Rusia do të përdorë armë kimike kundër Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!