Masakra në Zelandën e Re, vrasësi planifikoi një sulm të tretë

schedule10:46 - 20 Mars, 2019

schedule 10:46 - 20 Mars, 2019

Autoritetet policore në Zelandën e Re kanë kryer arrestimet e para ndaj personave që kanë shpërndarë videon e sulmit në dy xhamitë e Kristçërç, ku mbetën të vrarë 50 persona. Ndërsa mediat bëjnë të ditur se autori i sulmit planifikonte një atentat të tretë

Autori i masakrës së të premtes së kaluar në dy xhamitë e Kristçërç, në Zelandën e Re, kishte planifikuar një tjetër sulm: lajmi është konfirmuar nga kreu i policisë Majk Bush. Sipas policisë, vrasësi Brenton Tarant- po drejtohej për në vendin e tretë të planifikuar për sulm, në momentin që policia e arrestoi. Edhe pse hetuesit e dinë vendin e tretë, ai nuk është bërë i ditur për mediat për shkak se hetimet po vazhdojnë ende.

Me qindra persona kanë marrë pjesë në funeralin e dy prej 50 viktimave të atentatit, mes të cilëve dhe një fëmijë 3-vjeçar. Policia ka identifikuar zyrtarisht dhe ka u ka dorëzuar familjeve trupat e 21 personave.

Ndërkohë një person i akuzuar se ka shpërndarë videon e masakrës është arrestuar, në pritje të procesit gjyqësor në mesin e muajit prill. 44-vjeçari rrezikon deri në 28 vjet burg.

Edhe një person tjetër është arrestuar dhe akuzuar sepse ka shpërndarë në internet videon e realizuar drejt për së drejti nga vrasësi gjatë sulmit në xhami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!