Dy shqiptarë në Britani janë dënuar me burg në Britani të madhe. Ata janë Haxhi Shehu, 35 vjeç dhe Fitim Prenci, 39 vjeç, të cilët u dënuan me nga 10 vite burg e 6 muaj burg, për trafik të lëndëve narkotike në Mbretërinë e Bashkuar.
Më 13 Mars 2018, autoritetet britanike gjatën 79 kg kokainë në bagazhin e makinës së tyre tip “Ford Focus”.
Gjatë kontrolleve më të imtësishme policia zbuloi edhe 2 kg të tjera kokainë, e një shumë të konsderueshme parash. Hetuesit vlerësuan se nëse do të përfundonte në treg kjo sasi kokaine do të arrinte një vlerë totale prej 8 milionë paund./abcnews.al