Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës ka reaguar zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale BE thekson se respektyon vendimin e Bashës, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.
Postimi i BE:
Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, #Shqipëria ?? ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë. Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në #BE ?? si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.