VIDEO/ Ushtarët rusë qëllojnë me armë zjarri protestuesit në Kherson

schedule16:35 - 21 Mars, 2022

schedule 16:35 - 21 Mars, 2022

Ushtria ruse ka hapur zjarr ndaj protestuesve civilë në qytetin ukrainas Kherson, duke plagosur të paktën një person.

Sipas pamjeve që qarkullojnë në internet, një burrë ka gjakderdhje në këmbë, pasi u qëllua gjatë demonstratës.

Forcat ruse përdorën armë zjarri dhe granata trullosëse për të shpërndarë protestuesit, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Imazhet vijnë vetëm disa orë pasi rusët goditën shtëpitë e civilëve në Odessa . Ky është sulmi i parë kundër civilëve në Odessa.

Në Kherson janë zhvilluar vazhdimisht protesta protesta anti-ruse që kur forcat e Moskës morën kontrollin e qytetit në fillim të marsit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!