Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çdo pezullim shfrytëzohet nga njësitë nacionaliste”, Rusia: S’ka armëpushim gjatë negociatave me Ukrainën

schedule12:12 - 21 Mars, 2022

schedule 12:12 - 21 Mars, 2022

Kremlini nuk do të pranojë vendosjen e një armëpushimi gjatë negociatave Rusi-Ukrainë. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i presidencës ruse Dmitry Peskov.

“Jo. Çdo pezullim shfrytëzohet nga njësitë nacionaliste (ukrainase) për të riorganizuar dhe vazhduar sulmet ndaj ushtrisë ruse”, tha Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi këtë temë.

Sipas tij, ukrainasit e kanë shkelur vazhdimisht armëpushimin, edhe pse vetë Ukraina ka bërë shpesh të njëjtën akuzë ndaj rusëve të cilët, siç është parë edhe nga pamjet kanë minuar dhe bombarduar rrugët për të cilat ishte rënë dakord që do të shërbenin si korridore humanitare. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!