Sulmet kanë vazhduar gjatë gjithë natës në Mariupol, sipas një oficeri të vendit, shkruan CNN
“Çdo 10 minuta lëshohen bomba; Anijet luftarake të marinës ruse po vazhdojnë të na bombardojnë. Dje ushtarët çaktivizuan katër tanke, si edhe disa mjetë të tjera të blinduara.
Ne kemi nevojë për municione, armë antitank dhe mbrojtje ajrore”, tha për CNN kapiteni Svyatoslav Palamar i Regjimentit të Gardës Kombëtare Azov në Mariupol.
Palamar tha se ai dhe ushtarët nuk do të dorëzoheshin.
Mariupol ka qenë nën sulme të vazhdueshme nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara.
/abcnews.al