Polici i Kosheres është transferuar sërish. Kësaj here ka shkuar në Berat ku dhe takohet me aktorin e njohur, Sejfulla Myftari. Polici i ka vendosur një gjobë Cekes por ku i fundit nuk e ka pritur mirë. Teksa bisedojnë, polici i kërkon aktorit që të bëjnë një video pasi babai i tij e ka fiksim Ceken.
Pjesa nga biseda:
Cekja: Ore ti ma vure atë gjobën
Polici: Po unë ta vura
Cekja: Qen bir qeni. Më vure gjobë ti
Polici: Kishe bllokuar trafikun. Ik me vrap se ta vura gjobën tjetër.
Cekja: Ore unë nuk të kam parë në Berat. Nga je
Polici: Nga Kina
Cekja: I kujt je në Kinë
Polici: Çfarë rëndësie nga jam. Babai im të ka fiksim fare. Të bëj një video, o ba, o ba, o ba.
Cekja: Sa baballarë paske ti…
/abcnews.al