Liverpool ka arritur të shkojë në gjysmëfinalen e FA Cup, pasi mposhti në çerekfinale skuadrën e Nottingham Forest me rezultatin minimal 1-0.
“The Reds” edhe pse dominuan të gjithë lojën, nuk kanë mundur të shënojnë shumë gola, teksa i falen golit të Diogo Jota që arriti të shënonte vetëm në fundit e takimit, për t’i dhënë skuadrës së tij biletën për në fazën tjetër të FA Cup, aty ku e pret përballja me Manchester City.
Para këtij dueli ishte hedhur edhe shorti për fazën gjysmëfinale dhe Liverpool do të përballet me Manchester City, kurse Chelsea me Crystal Palace. /f.a/abcnews.al