Balla takon Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në DASH: SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

schedule20:39 - 20 Mars, 2022

schedule 20:39 - 20 Mars, 2022

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka zhvilluar ditën e diel një takim me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Martin McDowell.

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DASH mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

?????

Tiranë?Kënaqësi të ritakohem me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Martin McDowell. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes DASH mbështesin fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian. E falenderova zotin McDowell për përpjekjet e tyre diplomatike për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sa më parë.

 

Lidhur me agresionin rus kundër Ukrainës, siç tha Presidenti i SHBA Joe Biden “Demokracitë po ngrihen në lartësinë e këtij momenti, duke bashkuar botën në anën e paqes dhe anën e sigurisë. Ne po tregojmë forcën tonë dhe ne nuk do të lëkundemi”.

#TëBashkuarmeUkrahinën???

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!