Inteligjenca në Kiev: Putini ka dërguar në Ukrainë grupe terroriste për të vrarë Zelensky-n

schedule13:25 - 20 Mars, 2022

schedule 13:25 - 20 Mars, 2022

Rusët po dërgojnë grupe të tjera terroriste në Ukrainë për të eliminuar liderët më të lartë ushtarakë dhe politikë, duke përfshirë Presidentin Vladymyr Zelensky, kreun e Zyrës së Presidentit Andriy Yermak dhe Kryeministrin Denys Shmygal.

Lajmin është raportuar nga Ukrinform, që citon Drejtorinë kryesore të Inteligjencës e Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.

Sipas Kievit, Putin vetë ka urdhëruar një sulm tjetër” pasi “të gjitha përpjekjet e mëparshme kanë dështuar dhe terroristët janë eliminuar.

“Organizimi i vrasjeve të drejtuesve të shtetit tonë është pjesë e strategjisë së pushtuesve”, thuhet në deklaratë. /abcnews.al/