Bombardimet e Rusisë, shkatërrohet një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë

schedule10:24 - 20 Mars, 2022

schedule 10:24 - 20 Mars, 2022

Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë thuhet se është shkatërruar.

Një nga fabrikat më të mëdha në botë të çelikut është shkatërruar si pasojë e luftës në Ukrainë. Një shpërthim i madh u dëgjua më herët në Mariupol në atë që njihet si fabrika e Azovstal-it.

Tashmë ligjvënësit ukrainas kanë konfirmuar se fabrika është shkatërruar tërësisht si pasojë e bombardimeve ruse. Fabrika e çelikut ka qenë një aset kyç në Mariupol, në Detin Asov, të cilin Moska po lufton prej dy javësh për ta marrë.

Është një qytet i vogël, por strategjik për Rusinë, me anë të ët cilit që mund të ketë një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, dhe Krimesë, gadishullin që Rusia pushtoi dhe aneksoi në 2014. /abcnews.al/