Bombardimet ruse në Ukrainë shënojnë qindra viktima, zhvillimet më të fundit nga lufta mes dy vendeve

schedule08:03 - 20 Mars, 2022

schedule 08:03 - 20 Mars, 2022

Këtë të dielë bëhen 25 ditë nga dita e nisjes së luftimeve të rusëve ndaj ukrainasve duke shkaktuar deri më tani qindra viktima në mesin e civilëve dhe fëmijë.

Në kuadër të agresionit rus ndaj Ukrainës shumë vende janë pozicionuar në krahë të kësaj të fundit dhe kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë dhe miliarderëve të saj.

Ndërkohë për shkak të bombardimeve deri më tani më shumë se 6600 ukrainas janë larguar nga vendi i tyre për të mbrojtur veten dhe fëmijët e tyre.

Më poshtë një përmbledhje të ngjarjeve kryesore më të fundit të ndodhura në Ukrainë;

  • Më shumë se 6600 ukrainas u evakuuan nga qytetet e rrethuara përmes tetë korridoreve humanitare të shtunën, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
  • Mijëra banorë të Mariupolit janë dërguar në Rusi kundër vullnetit të tyre , ku janë “ridrejtuar” në qytete të largëta të vendit, ka thënë këshilli i qytetit të Mariupolit.
  • Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia ende nuk ka arritur të marrë kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainë.
  • Ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang Yi, thotë se vendi i tij është “në anën e duhur të historisë” pasi vazhdon të luftojë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe mohon se po shqyrton furnizimin me armë për Moskën.
  • Australia ka ndaluar shitjen e aluminit dhe xeheve të aluminit në Rusi, në një përpjekje për të kufizuar prodhimin e municioneve të Rusisë. Australian furnizon 20% të aluminit të Rusisë.
  • Polonia ka propozuar që BE të zbatojë një ndalim total të tregtisë me Rusinë , tha kryeministri i vendit, Mateusz Moraëiecki.
  • Rusia tha se kishte përdorur armë hipersonike , të cilat udhëtojnë mjaft shpejt për të shmangur zbulimin nga sistemet e mbrojtjes raketore, për të shkatërruar një depo ushtarake të nëndheshme në Ukrainën perëndimore.
  • Zyrtarët e Kievit kanë raportuar se 228 persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në kryeqytetin e Ukrainës. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës raportoi se 14,400 ushtarë rus janë vrarë që nga fillimi i luftës.
  • Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje që bisedimet e paqes “domethënëse dhe të drejta” të zhvillohen urgjentisht. Ai i tha Moskës se humbjet ruse do të ishin aq të mëdha sa do të duheshin breza për t’u rikuperuar. “Negociatat për paqen, për sigurinë për ne, për Ukrainën – domethënë, të drejta dhe pa vonesa janë shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta”, tha ai.
  • Zelenskiy i kërkoi gjithashtu Zvicrës të godasë oligarkët rusë, të cilët ai tha se po ndihmojnë në luftën kundër Ukrainës nga siguria e “qyteteve të bukura zvicerane“.
  • Qyteti jugor i Zaporizhzhia hyri në një shtetrrethim 38-orësh duke filluar në orën 14:00 GMT të shtunën (16:00 me orën lokale) pasi ushtria ukrainase urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën herët.
  • Me Rusinë u ra dakord për dhjetë korridore humanitare për evakuimin e qytetarëve , tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!