Kombëtarja U-19 pas grumbullimit 3 ditorë do të rikthehet në fushën e lojës për t’u përballur me Kosovën U-19 në dy miqësoret me 26 dhe 28 mars. Ndeshja e parë do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë, në ora 15:00 më 26 mars, teksa dy ditë më vonë, në po të njëjtin stadium do të zhvillohet edhe sfida e dytë mes këtyre dy përfaqësueseve në ora 10:00.
Për këto dy ndeshje trajneri Armando Cungu ka grumbulluar 22 lojtarë, ndërsa është bërë publike edhe lista e të grumbulluarve.
Shumica e lojtarëve të grumbulluar janë pjesë e kampionateve të huaja, ku 14 prej tyre që aktivizohen në Europë, në klube të tilla si Tottenham Hotspur, Watford FC, S.S.C. Napoli, Torino F.C., NK Maribor, U.C. Sampdoria, etj., ndërsa 8 nga lojtarët e grumbulluar aderojnë në kampionatin shqiptar.
22 lojtarët e grumbulluar:
/f.a/abcnew.al