Gjatë një konferencë ditën e sotme, Johnson tha se Putin bëri një gabim katastrofik duke pushtuar Ukrainën dhe se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë popullin ukrainas, shkruan The Guardian.
“Rezistenca heroike e Ukrainës po na tregon çdo ditë se Putini ka bërë një gabim katastrofik,” tha ai.
Johnson vuri në pikëpyetje arsyen pse Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, duke hedhur poshtë idenë se ishte për shkak të shqetësimeve për anëtarësimin e vendit në NATO.
“Ai ishte i frikësuar nga Ukraina, sepse aty ekziston fjala e lirë. Dhe se Ukraina zhvilloi zgjedhje të lira dhe me çdo vit vendi ka përparuar drejt lirisë, demokracisë dhe tregjeve të hapura, ai i frikësohej shembullit të Ukrainës, “tha Johnson.
“Sepse në Rusinë e Putinit, ju do të dënoheni me 15 vite vetëm sepse keni kundërshtuar luftën. Dhe nëse do të jeni kundër Putinit ju do të pushkatoheni. “Është jetike që pushtimi i Moskës të dështojë, tha Johnson, pasi “një Putin fitimtar nuk do të ndalet në Ukrainë”.
/abcnews.al