Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se po diskuton me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell për një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë
“Ne diskutuam për përgatitjen e paketës së pestë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë”, shkruan Kuleba në Twitter.
LEXO KËTU të gjitha zhvillimet e luftës për sot
BE-ja njoftoi raundin e katërt të sanksioneve kundër Rusisë më 9 mars, ku përfshihej shënjestrimi i160 oligarkëve të tjerë, politikanëve rusë dhe tre bankave bjelloruse.
“Presioni do të vazhdojë të rritet për aq kohë sa nevojitet për të ndaluar barbarizmin rus”, tha Kuleba./abcnews.al/