Këngëtarja e famshme thotë se Princi Charles i ka shkatërruar jetën

schedule12:25 - 18 Mars, 2022

schedule 12:25 - 18 Mars, 2022

Sila Ferguson u bë këngëtarja e preferuar e Princit Charles kur këndoi në ditëlindjen e tij të 30-të. Që atëherë të dy kanë qenë miq por ajo ka shumë ankesa ndaj tij. Sot më moshën 74-vjeçare, këngëtarja ka thënë se nëse e takon do t’i shprehë një ankesë që ka për të.

‘’Ai më shkatërroi jetën time në dashuri dhe nuk do ta kem aspak problem ta tregoj herën tjetër që do të takohem me të, ‘’ tha Ferguson duke shtuar: “Më ka shkatërruar jetën seksuale. Unë takova një djalë një herë në një disko dhe i thashë: “Dëshiron të kërcesh?

The Three Degrees takohen Princin Charles pas shfaqjes së bamirësisë në një Country Club në Eastbourne Sussex korrik 1978

Ai më tha: ‘Nuk mund të kërcej me ty, ti je e preferuara e Princit Charles’”. Pasi Charles u takua për herë të parë me grupin “The Three Degrees”, u përfol se kishte nisur një lidhje dashurie me këngëtaren kryesore Ferguson.

Princi Charles duke kërcyer me The Three Degrees, me Sheila Ferguson që shihet në të djathtën ekstreme

Por Ferguson ka insistuar gjithmonë se ajo nuk ishte e lidhur kurrë në mënyrë romantike me Princin. Ferguson u martua me biznesmenin britanik Chris Robinson në vitin 1980 dhe kanë dy vajza binjake. Ata u divorcuan në vitin 2004. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!